‘Love Story’, pse u revoltua Kristina pas takimit me Kristin?

Nga Class• 25 November 2021

‘Love Story’, pse u revoltua Kristina pas takimit me Kristin?

Kristi dhe Kristina takimin e tyre të parë e kanë quajtur të dështuar. Fokusi i takimit të tyre ishte masazhi që Kristi përfitoi nga Kristina, por kjo e fundit është shprehur e revoltuar nga vëmendja që ka marrë kjo pjesë.

Në emisionin e sotëm në “Talk Love Story” në Tv Klan, Kristina është shprehur se ajo është një fizioterapiste dhe askush mos të mendojë se ajo është një masazhatore.

“Deri tani jam treguar pak i ashpër besoj, dua të them të vërtetën. Takimi me Kristinën ishte i dështuar komplet dhe nga ana ime dhe nga ana e Kristinës. Nuk di çfarë them, u preka, sepse mendova se mund të kishim potencial për të bërë një gjë më të bukur, si nga ana ime dhe nga ana jote. Për këtë më vjen keq”, tha Kristi.

Ndërkohë, opinionista Xhensila Pere është shprehur se takimi ka qenë i dështuar, por sipas saj Kristina arriti t’i bënte publicitet vetes së punën e saj e bën shumë mirë.

Por kjo gjë nuk është pranuar nga konkurrentja, e cila është shprehur se ajo nuk është një masazhatore, por një fizioterapiste.

“Unë nuk bëj masazh, por bëj fizioterapi dhe këtë nuk dua të ma shkëpus askush nga kjo që po them. Për të plotësuar qejfin e Kristit, e bëra. Unë nuk dua që ta paraqes veten time si një masazhatore, por si një terapiste profesioniste”,- tha Kristina.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon