Të jesh pjesë e ‘Love Story’ nuk do të thotë që ke të bësh vetëm me dashuri, por edhe me debat, me konflikte, me keqkuptime që, dashje pa dashje, lindin nga çdo situatë. Përveç protagonistëve, të përfshirë në debate bëhen jo rrallëherë edhe opinionistët apo edhe moderatorët.
Pasditen e sotme, në “Talk Love Story” në Tv Klan, debati nisi me mënyrën si protagonistët e kanë parë takimin mes Danielës dhe Frankos.
Nga njëra anë ishin mbështetësit e idesë që në takim të parë nuk flitet për historitë e së shkuarës dhe nga ana tjetër ishin ata që mendonin se këtu nuk ka asgjë të keqe.
Pas kësaj, debati vijoi edhe me Algertin, i cili dha opinionin e tij për vajzën me të cilën mendon se do të kalojë pjesën tjetër të jetës. Për një moment, ai tha se dëshiron të ketë një partnere ‘shtëpiake’ që të dijë të bëjë punët e shtëpisë, por ky mendim i ka nervozuar paksa opinionistet, Dean dhe Danielën, të cilat e këshilluan të ishte më i hapur.
Debati nuk u mbyll as pas ndërhyrjes së Enit, i cili u nervozua për atë që u krijua në studio, ndaj edhe i kërkoi Algerit të pushojë.
“Algert të lutem, u mbyll. U mbyll, mori fund. Kemi 10 minuta që po mbytemi me një pikë ujë”, - tha Eni, por Algerti nuk u dorëzua: “Nuk po mbytemi fare, thjesht po kthej përgjigjet e duhura”.
Pas debatit, ndërhyri edhe Kristi i cili tha se shoqëria mes një djali dhe një vajze është komplekse.
“Besoj që shoqëria mes femër-mashkull, është më komplekse. Kam probleme komunikimi, unë kam tërheqje, ajo nuk ka”.