Eda dhe Serkan çifti më romantik i vitit, 4 çmime njëherësh për ‘Dashuria është në ajër’

Nga Class 23 November 2021

Eda dhe Serkan çifti më romantik i vitit, 4 çmime

Një ndër produksionet më të suksesshme të vitit, “Dashuria është në ajër”, që po vijon transmetimin në ekranin e Tv Klan, është vlerësuar jo pak, por me 4 çmime në eventin e fundit në Turqi. Një produksion i “MF Production” dhe drejtor Altan Donmez, seriali, i cili ka xhiruar edhe skenat e fundit muajin e kaluar, ka fituar çmimin e komedisë më të mirë “Best Romantic Comedy”, në ceremoninë e çmimeve “Ayakl? Gazete”.

Eda dhe Serkan çifti më romantik i vitit, 4 çmime

Hande Erçel, aktorja që luan rolin e Edës në serial, fitoi çmimim e aktores më të mirë të komedisë (Best Romantic Comedy Actress), ndërsa partneri i saj në serial, Kerem Bursin, fitoi çmimin e aktorit më të mirë të vitit (Best Romantic Comedy Actor of the Year).

Po ashtu, të dy aktorët fituan edhe çmimin e çiftit më të mirë (Best Series Couple), duke regjistruar kështu plot 4 çmime.

Eda dhe Serkan çifti më romantik i vitit, 4 çmime

Eda dhe Serkan, prej disa kohësh po e jetojnë dashurinë e tyre edhe jashtë serialit. Ata u dashuruan në shesh xhirim dhe disa muaj më parë, e ndanë lajmin edhe me miqtë e tyre virtualë nga pushimet romantike në Maldive.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon