Aktorja shfaqet për herë të parë në një ngjarje publike me barkun e rrumbullakosur

Nga Class• 21 November 2021

Aktorja shfaqet për herë të parë në një ngjarje

Së fundmi, Jennifer Lawrence ka marrë pjesë në shfaqjen e Netflix-it, “Don't Look Up LA Tastemaker” në Ross House në Los Angeles, Kaliforni. Ajo u shfaq për herë të parë në një ngjarje publike me barkun e rrumbullaksour. Aktorja kishte veshur një fustan të shkurtër të gjelbër, me mëngë të gjata dhe gysmëgolf. Flokët e gjata bionde i kishte lënë të lëshuara, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një palë këpucë me takë në ngjyrë rozë me rripa.

Aktorja shfaqet për herë të parë në një ngjarje

Lawrence iu bashkua në skenë Leonardo DiCaprio-s, Meryl Streep dhe regjisorit, shkrimtarit dhe producentit Adam McKay pas shfaqjes së filmit. Filmi u shkrua nga Taura Stinson, Ariana Grande dhe Scott Mescudi, i njohur si Kid Cudi.

Aktorja shfaqet për herë të parë në një ngjarje

Aktualisht aktorja është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj Cooke Maroney. Shtatzënia e saj u konfirmua në shtator dhe Jen ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së mediave këtë periudhë.

Aktorja shfaqet për herë të parë në një ngjarje

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon