A mund ta zëvendësojë seksi palestrën?

Nga Class 14 November 2021

A mund ta zëvendësojë seksi palestrën?

Këtu është një pyetje që e kemi dëgjuar shpesh: A duhet ta krahasojmë seksin me palestrën?

Është një fakt i njohur se ky akt intim rrit rrahjet tona të zemrës, rrit ritmin tonë metabolik dhe forcon muskuj të caktuar. Por kur bëhet fjalë për bollëkun e përfitimeve të tjera të fitnesit, le të themi se varet nga sa shumë 'po punoni'.

Sipas Men’s Health, gjatë një seance seksi ‘mesatar’ prej 30 minutash, femrat kanë djegur 69 kalori dhe meshkujt 100 kalori. Dhe kjo nuk është gjithçka që po fitoni ose humbisni. Mendoni për të gjithë ata muskuj që po forconi gjatë seancës tuaj.

Megjithatë, duke folur seriozisht, seksi nuk mund të zëvendësojë kurrsesi stërvitjen; vetëm në rast se kryeni 3 orë marrëdhënie, që është praktikisht e pamundur. Ndaj me keqardhje ju themi se duhet të shkoni në palestër të nesërmen, edhe pse mund të jeni pa gjumë.

Sidoqoftë ka diçka që mund ta zgjasni sa të doni ju, duke djegur një dorë të mirë kalorish: Puthjet! E dinit se 1 orë puthje shpenzon rreth 70 kalori? Të gjithë muskujt dhe tendinat e trupit vihen në lëvizje; zemra fillon të punojë më shpejt, dhe është një mënyrë e mirë për të ndezur partnerin për një seks më të gjatë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon