Kuleçë të ëmbël shtëpie, receta ideale e vakteve të ngrohta

Nga Class• 11 November 2021

Kuleçë të ëmbël shtëpie, receta ideale e vakteve

Aromë e mirë dhe butësi e jashtëzakonshme, këto janë dy karakteristikat e para që të vijnë në mendje kur përmendet brumi i kuleçëve.

Me forma nga më të ndryshmet, por me një shije që nuk ngatërrohet me asgjë tjetër, kuleçtë si ata të ëmbël apo dhe ata të kripurit janë të mrekullueshëm.

Në prag dimri mund të themi që janë zgjidhja ideale për të kaluar disa vakte të ngrohta.

Prandaj në recetën e prezantuar nga ‘AgroWeb’, gjeni një mënyrë të thjeshtë se si mund të përgatisni vetë në shtëpi kuleçë të ëmbël e të butë.

Ndiqeni si më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtyre delikatesave të vogla të kuzhinës.

 
Përbërësit:

60 ml ujë i nxehtë

3 lugë gjelle maja buke

100 gr sheqer

400 gr miell

1 lugë çaji kripë

300 ml qumësht

60 ml gjalpë i shkrirë

Përgatitja:

Për të nisur me këtë recetë, filloni duke shkrirë majanë e bukës tek uji i ngrohtë dhe lëreni të fryhet për 5 minuta në një ambient të ngrohtë.

Më pas në një enë të thellë hidhni miellin, pak kripë, sheqerin, qumështin dhe gjalpin e shkrirë.

Punoni brumin me duar dhe hidhni edhe majanë e bukës, vazhdoni derisa brumi të formohet i plotë dhe pa kokrriza.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon