Familja afgane shet vajzën për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë

Nga Class• 25 October 2021

Familja afgane shet vajzën për 500 dollarë, për shkak

Një familje afgane është detyruar ta shesë vajzën e vogël për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë që ka bllokuar të gjithë Afganistanin.

BBC shkruan se e ëma e vajzës tha pas këtij veprimi: “Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria, ndaj u detyruam ta shesim vajzën…” dhe më pas shtoi: “Ne jemi të uritur. Për momentin, nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”,- ka thënë i ati i vajzës.

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talebanët morën pushtetin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur, ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taleban. Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër, se miliona njerëz do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon