7 ide si ta transformoni shtëpinë tuaj me pak para

Nga Class 24 October 2021

7 ide si ta transformoni shtëpinë tuaj me pak para

Ndërsa shumë ndryshime në shtëpi mund të jenë të kushtueshme, arkitektja Laura Jane Clark ndan shtatë ide që nuk do t’ju shkundin xhepat.

1. Merrni frymëzim nga materialet origjinale.

Nëse jeni të interesuar për një mur të ekspozuar me tulla, Laura Jane thotë se një pikënisje e këndshme është të shikoni ngjyrën e tullave.

Ajo rekomandon të shikoni tullat origjinale për frymëzim dhe të zgjidhni ngjyrat plotësuese për t'i përdorur si thekse në skemën tuaj të përgjithshme të ngjyrave. "Një e zezë e thellë ose një gri e ngrohtë, thjesht i përmbledh të gjitha bashkë ",- thotë ajo.

2. Gjeni mundësi më të lira për kornizat e dritareve dhe dyerve.

Një pamje e brendshme industriale është shumë e lehtë për tu arritur por mund të jetë e kushtueshme, veçanërisht nëse shikoni dyert ose dritaret me kornizë çeliku.

Megjithatë ju mund të merrni të njëjtin efekt duke përdorur ato të shtypura nga alumini, thotë Laura Jane.

"Dyert me kornizë çeliku janë kaq elegante dhe aq të bukura dhe vijnë në opsione me xham të dyfishtë. Alumini nuk është aq i hollë, por ka të bëjë me krijimin e një ndjesie që do të zgjasë. "

3. Zgjidhni produkte të qëndrueshme.

7 ide si ta transformoni shtëpinë tuaj me pak para

Raftet e librave, dollapët dhe punime të tjera prej druri, mund të duken të shkëlqyera kur janë bërë nga druri i përpunuar.

Llamba me fije të hollë të modës së vjetër janë një tjetër trend, por shikoni për versionet LED me efektshmëri të energjisë.

4. Krijoni një efekt vijash në formë V në dysheme.

7 ide si ta transformoni shtëpinë tuaj me pak para

Dërrasat e lisit të ngurta, të shndritshme janë bashkuar për të krijuar zigzagun e përsosur, për të arritur të njëjtën pamje me një buxhet më të vogël.

5. Lidhuni me hapësirën në natyrë.

7 ide si ta transformoni shtëpinë tuaj me pak para

Të sjellësh atë që është jashtë brenda dhe të krijosh një hapësirë plot dritë, është shumë e rëndësishme, sidomos për njerëzit që janë mësuar me një mot të lagësht.

6. Krijoni një mur me dërrasë.

7 ide si ta transformoni shtëpinë tuaj me pak para

Për një mënyrë të lirë por të lehtë për të krijuar një hapësirë të përshtatshme për argëtim ose për të kthyer një vend të vdekur në një hapësirë të përdorshme, një mur dërrase është i lehtë për t'u krijuar duke përdorur bojë të veçantë.

Një sipërfaqe e përgatitur mirë është thelbësore për rezultate të mira. Për një efekt më të butë, përdorni bojë gri të errët në vend të bojës së zezë.

7. Fshihni pajisjet si lavatriçe, tharëse rrobash…

7 ide si ta transformoni shtëpinë tuaj me pak para

Rinovimet shpesh kërkojnë gjetjen e një hapësire të re për lavatriçen tuaj.

Në disa shtëpi mund të krijoni një dollap, një dhomë të vogël ose një vend i përsosur është edhe poshtë shkallëve.

Kjo hapësirë e dobishme mund të përdoret për të mbajtur ato sende që nuk doni t’i keni nëpër këmbë apo që të tjerët t’i shohin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon