I ftohti i Polit të Veriut prek Shqipërinë, si do të jetë moti në fundjavë

Nga Class 22 October 2021

I ftohti i Polit të Veriut prek Shqipërinë, si do të

Sinoptikania e ‘Meteoalb’, Lajda Porja, për motin e kësaj fundjave, tha se dita e premte dhe dita e shtunë do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut, ndërkohë që temperaturat do të jenë në vlerat tipike të vjeshtës.

Ndërsa e diela do të dominohet nga masa ajrore të ftohta nga Poli i Veriut duke sjellë temperatura të ulëta në territor si dhe reshje të pakta.

Problematike do të jetë era ku në momente të veçanta pritet deri në 75 km.h. Kjo do të bëjë që bregdeti të përfshihet nga stuhitë e forta të erës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon