Jeni kuriozë të dini se çfarë vesh Beyonce në një dasmë?

Nga Class 17 October 2021

Jeni kuriozë të dini se çfarë vesh Beyonce në

Beyonce nuk ishte nusja, por tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në dasmën luksoze të Alexandre Arnault. Ajo u shfaq bashkë me Jay-Z në festën e mbajtur në Venecia të Italisë, dje.

Këngëtarja dukej mahnitëse e veshur me një fustan blu mëndafshi, dhe sipër krahëve mbante një pallto të gjatë të zezë. Beyonce i mbajti flokët drejt, me balluke dhe mbante po ashtu një maskë të zezë në fytyrë. Ajo zgjodhi një çantë të vogël me shkëlqim në formë sfere dhe këpucë afërsisht një ngjyrë me fustanin e saj që kishte një të çarë seksi nga njëra këmbë.

Jeni kuriozë të dini se çfarë vesh Beyonce në

Jay-Z ishte veshur me një kostum blu të errët dhe mbante dorën e gruas së tij kur dolën nga kisha pas ceremonisë së dasmës.

Jeni kuriozë të dini se çfarë vesh Beyonce në

Për ata që nuk e dinë, Arnault është një ekzekutiv në Tiffany & Co. dhe është i biri i Bernard Arnault, të markës luksoze LVMH. Nusja e tij, Géraldine Guyot, është themeluesja e markës franceze të aksesorëve, D’Estrëe.

Jeni kuriozë të dini se çfarë vesh Beyonce në

Beyoncé dhe Jay-Z pozuan së bashku për fushatën e Tiffany & Co. "About Love", ku Bey mbante diamantin e verdhë të çmuar të markës Tiffany për reklamën.

Jeni kuriozë të dini se çfarë vesh Beyonce në

Bey dhe Jay e kanë shijuar kohën e tyre në Venecia duke udhëtuar nëpër qytet me limuzina luksoze uji.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyonce? (@beyonce)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon