Shpat Kasapi dhe bashkëshortja zbulojnë publikisht gjininë e fëmijës

Në pritje të një djali

Nga Class• 14 October 2021

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja zbulojnë publikisht gjininë e

E kanë jetuar të gjithë raportin e tyre të dashurisë në heshtje të plotë dhe tërësisht të tërhequr nga vëmendja e publikut. Koha e pandemisë i ka ndihmuar edhe më shumë, sepse si Shpati, ashtu edhe Selvija, partnerja e tij bukuroshe, nuk kanë dashur që të jenë në qendër të portaleve e lajmeve rozë.

Në fillim lidhjen, pastaj fejesën, martesën dhe tani pritjen e ëmbël e kanë jetuar shumë të lumtur dhe në privatësi të plotë. Por gjërat e bukura nuk mbahen dot për vete… Momenti erdhi dhe të dy bashkë, zbuluan publikisht edhe gjininë e fëmijës së parë, të cilin mezi po e presin.

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja zbulojnë publikisht gjininë e

Të ftuar në “Rudina”, këngëtari i njohur dhe partnerja e tij zbuluan se së shpejti do të jenë prindër të një djali. Pasi rrëfyen më shumë për lidhjen e tyre disavjeçare, momentet e bukura, por edhe sfidat që provuan në një kohë të jashtëzakonshme, Shpati dhe Selvija zbuluan se mezi po presin të mbajnë në krahë djalin.

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja zbulojnë publikisht gjininë e

Në një tullumbace të madhe në studio, Shpati mezi po priste ta ndante edhe me publikun lajmin e bukur. “Është djalëëëë”, - u dëgjua zëri i Rudinës pasi këngëtari shpoi tullumbacen.   

 “Ishalla i ngjan Selvijes”, - tha Shpati duke ia dhënë më shumë meritat bashkëshortes së tij. Por të dy pranuan se cilado qoftë gjinia, me rëndësi më shumë se gjithçka është të jetë i shëndetshëm.

“Ende nuk kemi vendosur për emrin, kemi shumë preferenca, por akoma...” – tha Shpati i pyetur për emrin e fëmijës: “Besoj, në fund do ia vendos për 5 minuta”.  

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon