Billie Eilish rrëfen të pathënat e takimit me Kate dhe William: Më dhanë një listë me rregulla për t’i ndjekur

Nga Class• 14 October 2021

Billie Eilish rrëfen të pathënat e takimit me Kate dhe William:

Billie Eilish takoi Princin William dhe Kate Middleton në premierën e "No Time to Die" në Londër, muajin e kaluar, por pranoi se nuk ndoqi protokollin e duhur mbretëror.

Billie Eilish rrëfen të pathënat e takimit me Kate dhe William:

Këngëtarja tha në "Jimmy Kimmel Live!" se asaj iu dha një listë e tërë rregullash që duheshin ndjekur gjatë takimit me anëtarët e familjes mbretërore, por Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin shumë të lirshëm dhe nuk u kushtuan fare rëndësi formaliteteve.

"Unë u përpoqa të ndiqja rregullat. E kisha planifikuar," tha ajo. “Ata ishin shumë normalë. Nuk më bënë të ndihem si: ‘Oh, kam frikë. Unë nuk mund të flas me ta’."

Billie Eilish rrëfen të pathënat e takimit me Kate dhe William:

Këngëtarja 19-vjeçare tha se takimi me William dhe Kate ishte mahnitës.

"Ata ishin shumë komplimentues dhe kishin shumë pyetje për mua," tha ajo. "Ata ishin thjesht shumë miqësorë, me humor dhe të ëmbël. Nuk mund të ankohem."

Billie Eilish rrëfen të pathënat e takimit me Kate dhe William:

Ylli i popit u fotografua me çiftin mbretëror, si dhe me Princin Charles, në premierën e ku morën pjesë shumë yje. Ajo u pa duke biseduar dhe duke qeshur me William-in, duke shtrënguar duart me Kate dhe duke ndarë një moment me Charles.

Billie Eilish rrëfen të pathënat e takimit me Kate dhe William:

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon