Çfarë po ndodh me Fifin në ‘Big Brother’? Motra e Granitit ka një mesazh për këngëtaren

Nga Class 13 October 2021

Çfarë po ndodh me Fifin në ‘Big Brother’? Motra e

Menjëherë pasi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Granit Cana tërhoqi vëmendjen e publikut dhe për më shumë pas afrimitetit me këngëtaren e njohur. Graniti dhe Fifi janë parë shpesh dhe në biseda të gjata me njëri-tjetrin, aq sa nga jashtë kanë krijuar idenë se ka nisur një pëlqim dhe mes tyre mund të ketë diçka më shumë se thjesht një miqësi e lindur në rrethana të jashtëzakonshme.

Përmes një lidhjeje me Skype në “Ftesë në 5”, moderatorja Genta Cana, motra e Granitit, tha se e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj si serioze, ndonëse pret më shumë nga ai.

Çfarë po ndodh me Fifin në ‘Big Brother’? Motra e

Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”,- vuri në dukje ajo.

Genta tregoi gjithashtu se Graniti ka qenë pak aventurier, meqenëse ka pasur disa lidhje më herët.

Megjithatë, kur Bieta e pyeti se si e sheh marrëdhëien e tij me Fifin aty brenda, Genta i dërgoi një mesazh Fifit nga ekrani:

E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë”,- tha me të qeshur, por theksoi se ky raport i duket serioz.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon