Zbulohet pse vajzat e Little Mix s'flasin me ish-anëtaren Jesy Nelson. Ç’po ndodh mes tyre?

Nga Class• 13 October 2021

Zbulohet pse vajzat e Little Mix s'flasin me ish-anëtaren Jesy Nelson.

Ish-anëtarja e grupit Little Mix, Jesy Nelson po akuzohet se shkaktoi përçarje me pjesëtaret e tjera të grupit, pasi u largua pa folur drejtpërdrejt me to. Këngëtarja njoftoi se po largohej nga grupi në dhjetor 2020, kur ndau një deklaratë të gjatë në Instagram ku thuhej se po tërhiqej për të mbrojtur shëndetin e saj mendor.

Jesy ka folur për betejat me shëndetin mendor në të kaluarën dhe zbuloi në dokumentarin e saj të BBC-së në vitin 2019, “Odd One Out”, se ajo u përpoq të bënte vetëvrasje pas presionit të madh nga publiku dhe mediat.

Zbulohet pse vajzat e Little Mix s'flasin me ish-anëtaren Jesy Nelson.

Sidoqoftë, një burim tani ka zbuluar se largimi i saj ishte një tronditje e madhe për anëtaret: Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall. Kjo pasi vajzat e mësuan vendimin përmes avokatëve. Ky veprim nisi tensionet dhe ato nuk kanë folur me Jesy-n për një vit.

Zbulohet pse vajzat e Little Mix s'flasin me ish-anëtaren Jesy Nelson.

Tani marrëdhënia mes vajzave ka marrë një kthesë të shëmtuar publike, pasi Leigh-Anne e ka akuzuar Jesy-n për "blackfishing" - një term i përdorur për të përshkruar një person të bardhë që përpiqet të duket si me ngjyrë - në videon e re të Jesy-t dhe Nicki Minaj, “Boyz”.

Megjithatë, një burim këmbënguli se tensionet janë krijuar prej muajsh.

“Jesy e krijoi këtë skenar. Ajo u largua nga grupi pa u thënë drejtpërdrejt vajzave apo menaxherëve dhe ata e mësuan këtë përmes avokatëve të saj. Njerëzit e afërt të saj e kanë mbështetur për 10 vjet dhe e kanë mbrojtur, dhe janë të shkatërruar nga e gjithë kjo," -tha një burim për MailOnline.

Zbulohet pse vajzat e Little Mix s'flasin me ish-anëtaren Jesy Nelson.

Pas kësaj, Jesy thuhet se mbeti "e shkatërruar" dhe se mendonte se Leigh-Anne kishte ndezur urrejtje racore dhe një valë revolte online drejt saj. Ajo u tha miqve se nuk mund ta besonte që dikush që dikur e quante familje mund të ishte kaq mizore me të.

Zbulohet pse vajzat e Little Mix s'flasin me ish-anëtaren Jesy Nelson.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon