Sa herë që grinden, North di se si ta bëj Kim-in ‘të ndihet keq’

Nga Class 13 October 2021

Sa herë që grinden, North di se si ta bëj Kim-in ‘të

Kim Kardashian West tregon se vajza e saj e madhe, North, e ka për zakon të kritikojë dekorin e shtëpisë, sa herë që mërzitet dhe ka mosmarrëveshje me Kim.

Në një pjesë të re të Ellen Digital's Mom Confessions, ylli i Keeping Up with the Kardashians, zbulon se 8-vjeçarja North, të cilën e ndan me Kanye West, i thotë asaj se shtëpia e tyre është "e shëmtuar" gjatë një grindjeje.

Sa herë që grinden, North di se si ta bëj Kim-in ‘të

Kardashian West e tha këtë, për t’iu përgjigjur pyetjes: ‘Cila është fjala më e keqe që të ka thënë North?'

"Sa herë që kemi një lloj mosmarrëveshjeje me vajzën time North," thotë themeluesja e SKIMS," ajo mendon se është një gjë që më mërzit, kur më thotë: 'Shtëpia është kaq e shëmtuar, është e gjitha e bardhë! Kush jeton kështu?' Ajo thjesht mendon se më ‘poshtëron’, sepse mua më pëlqen shtëpia ime".

Kardashian gjithashtu ndan vajzën Chicago 3 vjeç, dhe djemtë Saint 5, dhe Psalm 2, me reperin Kanye West.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon