Pas dhunës në stadium, përfundon me humbje ndeshja Shqipëri - Poloni në ‘Air Albania’

Nga Class• 12 October 2021

Pas dhunës në stadium, përfundon me humbje ndeshja Shqipëri

Ëndrra për të shkuar drejt Play-off-it të Botërorit për Shqipërinë ka marrë fund, sepse Shqipëria ka marrë  një goditje të rëndë mbrëmjen e sotme në “Air Albania”, ku është mundur nga Polonia me rezultatin 0-1.

Por ndeshja e sotme mund të dëmtojë kuqezinjtë më shumë se pikët, për shkak të sjelljes së pakuptimtë të një grupi tifozësh, të cilët janë bërë shkaktarë të ndërprerjes së lojës për afro 20 minuta, pas golit të Polonisë.

Kuqezinjtë po kontrollonin mirë skuadrën polake, duke lënë në hije Levandovskin. Por një moment pasigurie solli golin e Sviderski-t. Pas kësaj, nisi një hedhje objektesh në fushë që solli kaos për pothuaj 20 minuta, pasi gjyqtari ndërpreu ndeshjen.

U deshën negociata për rifillimin e saj, por asgjë nuk ndryshoi deri në fund. Humbja, me siguri do të shoqërohet me pasoja të rënda edhe nga komisionet disiplinore të FiFA-s.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon