Gratë që kanë pësuar lëndim në kokë, mund të kenë vështirësi për të mbetur shtatzënë

Nga Class 12 October 2021

Gratë që kanë pësuar lëndim në kokë, mund

Gratë mund të kenë më pak gjasa të mbeten shtatzënë, nëse kanë pasur një tronditje në kokë brenda dy viteve të fundit, ka pohuar një studim.

Studiuesit nga Universiteti i Rochester në New York, analizuan normat e shtatzënisë në një grup prej 245 grave që pësuan një sërë lëndimesh në kokë.

Studimi i tyre dy-vjeçar tregoi se normat ishin 76% më të ulëta, në mesin e grave që kishin pësuar një tronditje.

Përqindjet ishin edhe më të ulëta tek gratë që raportuan mosfunksionim seksual - pamundësia për të përjetuar kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale - gjashtë deri në 10 javë pas tronditjes së tyre.

Tronditjet në kokë, mund të shkaktojnë mosfunksionim seksual në raste të rralla.

Shkencëtarët besojnë se ato gjithashtu mund të ndikojnë tek menstruacionet, duke i ndaluar periodat plotësisht, duke i bërë ciklet e parregullta ose duke i bërë ato të jenë shumë më të gjata ose më të rënda.

Shkencëtarët studiuan 102 gra që pësuan tronditje dhe 143 gra që kishin dëmtime të tjera që kërkonin kujdes mjekësor urgjent.

Të gjithë pacientët e tronditur, kishin pësuan lëndime në aksidente me makinë.

Ekipi mori parasysh dallimet në përkatësinë etnike, arsimimin, përdorimin e kontraceptivëve dhe historinë e shtatzënisë.

Tronditjet mund të shkaktojnë depresion, që do të thotë se gratë ndihen më pak komode gjatë situatave intime me partnerin.

 

 

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon