4 gjërat që vajzat me lëkurë të bukur bëjnë ndryshe në fundjavë

Nga Class• 9 October 2021

4 gjërat që vajzat me lëkurë të bukur bëjnë

Fakti që fundjava është një kohë pushimi nuk do të thotë që ta lësh mënjanë kujdesin për lëkurën. Në fundjavë, të gjithë kemi një dozë të madhe përtacie, e cila nuk na lejon ndonjëherë të bëjmë edhe gjërat bazike. Megjithatë, nëse e di që vajzat me lëkurë të bukur nuk harrojnë asnjëherë t’i bëjnë këto gjëra, atëherë diçka duhet të të ndërgjegjësojë. Çfarë bëjnë ato?

4 gjërat që vajzat me lëkurë të bukur bëjnë

Vendosin kremin e diellit

Aplikimi i kremit të diellit ndërsa bën plane për të dalë është shumë i rëndësishëm për lëkurën. Nëse e kalon të gjithë ditën jashtë apo bën edhe një shëtitje në park, sigurohu që të vendosësh kremin me SPF 30. Rrezet mund të të shkaktojnë djegie apo edhe njolla në këtë periudhë që më vonë mund të kthehen në rrezik serioz për lëkurën.

4 gjërat që vajzat me lëkurë të bukur bëjnë

Pinë me kontroll

Kur e premtja fillon të afrohet, gjëja e parë që na vjen në mendje është të dalim për të pirë diçka jashtë. Por pijet e rënda, në fakt, janë shkaktare të rrudhave. Sigurohu që të pish sa më shumë ujë, në mënyrë që të kesh lekurë të hidratuar. Po kështu, mos harro që sekreti është të pish në mënyrë të moderuar.

4 gjërat që vajzat me lëkurë të bukur bëjnë

Heqin makeup-in

Rastet kur del natën jashtë dhe kthehesh me make up apo edhe fle me të, i mban mend apo jo? E gjithë papastërtia që vjen nga make up-i këshillohet që në fundjavë të eliminohet. Poret kanë nevojë të marrin ajër. Nuk ka rëndësi se sa të lodhur e ndjen veten. Qëndro me fytyrë të pastër, të paktën në fundjavë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon