Kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e sezonit të parë të Big Brother VIP, por ende rrjeti ende po bën zhurmë për personazhet pjesëmarrës në garë. Ndonëse janë lakuar disa emra që mund të bëhen pjesë e këtij reality show, produksioni ende nuk ka publikuar emrat e personazheve të njohur që do të hyjnë në shtëpinë e vëzhguar nga të gjithë.
Në një kohë kur surprizat janë lënë për në fund, emri i Dojna Memës është zbuluar. Do të jetë pjesë e BBV? Me sa duket, po, por jo si konkurrente.
Siç ka zbuluar 'Vip Magazine', moderatorja e njohur e ekranit do të drejtojë formatin “Fun Club” të këtij spektakli. Me shumë gjasë, formati që i është besuar Dojnës do të jetë i përditshëm.
Ndërkohë, i gjithë stafi i spektaklit vijon punën për të pasur gati në fillim të tetorit spektaklin që do të rikthejë vëmendjen e publikut.
View this post on Instagram
Prezantuesja Arbana Osmani, herë pas here ngacmon ndjekësit e saj duke zbuluar detaje për formatin që pritet të nisë pas pak ditësh në ekranin e Top Channel.