Mënyra si këto vajza të famshme po i kombinojnë xhinset, po kthehet në trend

Nga Class 26 September 2021

Mënyra si këto vajza të famshme po i kombinojnë xhinset, po

Veshja e xhinseve me një këmishë me kopsa mund të mos jetë kombinimi më i veçantë i mundshëm, por gjatë muajit të modës, Katie Holmes dhe Alexa Chung e kanë kthyer në trend  këtë kombinim duke e veshur në të njëjtën mënyrë.

Mënyra si Kate dhe Alexa e mbajnë këtë veshje i ka fiksuar të gjitha vajzat. Ato mbërthejnë vetëm një ose dy kopsa pranë dekoltesë, duke e lënë pjesën tjetër të këmishës të hapur për të krijuar një efekt më dramatik, më të veçantë dhe më trendy dhe duke e bërë pamjen më interesante.

Katie Holmes zgjodhi një 'look casual', me një këmishë të bardhë, xhinse të zeza e shapka me takë të zeza.

Mënyra si këto vajza të famshme po i kombinojnë xhinset, po

Ndërsa Chung e zgjodhi këtë veshje për një festë në Londër dhe përdori aksesorët për ta bërë më shumë një pamje mbrëmjeje. Ajo zgjodhi një këmishë të errët të gjelbër mëndafshi me vetëm një kopsë të mbërthyer dhe shtoi një rrip me shkëlqim dhe taka stiletto me rripa. Kjo është veshja perfekte për ata që duan të duken bukur, por njëkohësisht sikur nuk janë përpjekur shumë.

Mënyra si këto vajza të famshme po i kombinojnë xhinset, po

Dhe për ditën, në vend të takave vishni të sheshta, ndryshoni aksesorët dhe ja ku keni një pamje tjetër!

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon