Cubi zbulon arsyen që e mbajti gjatë larg ekranit: Duhej të merrja një vendim

Nga Class 13 September 2021

Cubi zbulon arsyen që e mbajti gjatë larg ekranit: Duhej të

Aktorja Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi, i është rikthyer ekranit së fundmi, ku u shfaq sërish si pjesë e kastit të Klanifornias. Pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga ekrani, nuk mësuam asgjë për të. Arsyen ajo e ka zbuluar në një intervistë për emisioin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi pse qëndroi larg televizionit dhe larg Shqipërisë. Cubi rrëfeu se i është dashur të largohet për arsye shëndetësore, por nuk preferoi të jepte detaje të tjera. Megjithatë ajo shtoi se tani gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.

“Ishte një moment që duhet të merrja një vendim si për jetën personale, sociale dhe shëndetësore. Erdhën papritur gjërat, u ndodha në një situatë që më duhej të tërhiqesha. Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam! Shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizike”, -tregoi ajo.

Cubi zbulon arsyen që e mbajti gjatë larg ekranit: Duhej të

Aktorja foli gjithashtu edhe për jetën personale dhe për herë të parë pranoi se është e dashuruar. Mirëpo, sigurisht që edhe informacionet për jetën e saj private Cubi i ka dhënë me “pikatore”.

“Statusi im ka qenë dhe jam e dashuruar”, tha ajo, duke lënë të kuptohej se respekton dëshirën e partnerit për të qëndruar larg syve të publikut.

Cubi zbulon arsyen që e mbajti gjatë larg ekranit: Duhej të

Ndërsa sa i përket jetës profesionale, Cubi zbuloi se po mendon të vijë me një program të sajin, por ende nuk ka diçka konkrete.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon