Shkrumbohet nga flakët spitali Covid, të paktën 10 viktima

Nga Class• 8 September 2021

Shkrumbohet nga flakët spitali Covid, të paktën 10 viktima

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mbrëmje në një spital të Tetovës, ku po trajtohen pacientë të prekur me Covid.

Sipas raportimeve të mediave vendëse, mësohet se ka rreth 10 viktima mes pacientëve të shtruar dhe stafit mjekësor.

Spitali është djegur tërësisht, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive në një pjesë të objektit.

Shkrumbohet nga flakët spitali Covid, të paktën 10 viktima

Kosova Press raporton se paraprakisht dyshohet se kanë humbur jetën 8-9 persona, si dhe disa persona kanë mbetur të lënduar.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin në spitalin e djegur.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon