Dorëzohet kryebashkiakja e parë femër në Afganistan: 'Jam ulur dhe po pres talebanët të më vrasin'

Nga Class• 16 August 2021

Dorëzohet kryebashkiakja e parë femër në Afganistan:

Novelistja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak ka publikuar në rrjete sociale, fjalët rrëqethëse të zonjës Zarifa Ghafari, kryebashkiakes së parë femër në Afganistan, tanimë që i gjithë shteti është në duar të talebanëve.

“Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët zemërthyese të Zarifa Ghafarit.

Dorëzohet kryebashkiakja e parë femër në Afganistan:

“Fjalë rrëqethëse nga kryebashkiakja e parë femër e guximshme Zarifa Ghafari. Gjithçka duket e parëndësishme pranë britmave të grave afgane”, shkruan në Twitter novelistja Elif Shafak.

Për të tillë postim ka reaguar dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ku shkruan: 'Absolutisht zemërthyese.'

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon