Ç’duhet të dini për motin nëse keni plane për këtë fundjavë

Nga Class 23 July 2021

Ç’duhet të dini për motin nëse keni plane për

Të gjithë ata që kanë bërë plane për plazh në fundjavë, mund t’i gëzohen motit me diell e temperaturave të larta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë nga jugperëndimi, fundjava që presim përpara parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata që do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës, kryesisht për ditën e nesërme. Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.

Temperaturat për dy ditët në vijim, si më poshtë:

Ç’duhet të dini për motin nëse keni plane për
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon