U ndje keq gjatë regjistrimeve të emisionit, Belen Rodriguez tregon çfarë ndodhi

Nga Class 23 July 2021

U ndje keq gjatë regjistrimeve të emisionit, Belen Rodriguez tregon

Belen Rodriguez është kthyer zyrtarisht në punë pasi solli në jetë të bijën Luna Mari vetëm pak ditë më parë. Showgirl-i argjentinas, ka filluar regjsitrimet për Tu si que vales.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria Belen (@belenrodriguezreal)

Gjithçka dukej se po shkonte mirë, derisa Belen njoftoi në rrjetet sociale se duhej të hiqte dorë nga xhirimi i programit sepse u ndje keq. Ajo tha se ishte dehidratuar rëndë dhe i ishte nënshtruar tre infuzioneve. Si rezultat, Rodriguez duhej të hiqte dorë nga prania e saj në transmetimin e spektaklit të famshëm.

Tani ajo është mirë, por trembja ishte e madhe për të dhe bashkëpunëtorët e saj. Belen ndau me ndjekësit videon e momentit në të cilin ajo u kthye në studion e Tu si que vales. Ajo mbërriti e shoqëruar nga Maria De Filippi dhe u përshëndet nga një duartrokitje e ngrohtë nga publiku. Një moment prekës për Belen, e cila u mirëprit me një përqafim të ngrohtë nga aktorja Sabrina Ferilli.

"Sa mirë më bëri të kthehesha në punë. Faleminerit të gjithëve. Doja t'ju them se jam mirë, frika ka kaluar", shkroi showgirl-i në videon që zgjodhi të postonte në rrjetet sociale, duke falënderuar gjithashtu fansat e saj për dashurinë që i kanë treguar në këto ditë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Love is in the air - Canale 5 (@loveisintheair_canale5_)

Belen do të rikthehet në ekran si prezntuese e Tu si que vales, duke filluar nga shtatori.

U ndje keq gjatë regjistrimeve të emisionit, Belen Rodriguez tregon

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon