Misteret e Hënës së plotë të 23 korrikut, çfarë duhet të bëni nesër?

Nga Class 22 July 2021

Misteret e Hënës së plotë të 23 korrikut,

Hëna e plotë, zakonisht sjell për njerëzit një energji negative. Për shumë mund të jetë nxitje e zemërimit, nervozizmit, stresit apo kaosit gjatë ditës. Ajo mund të shkaktojë lodhje apo edhe probleme të tjera fizike. Ndoshta të gjithë e keni vënë re këtë shpërqendrim të gjendjes fizike dhe emocionale pa e kuptuar që efekti është pikërisht nga Hëna e plotë.

Këtë muaj, Hëna e plotë është nesër, 23 korrik (sipas orës lokale, 10:37 P.M., pra para mesnate). Shumë njerëz nuk e dinë që energjia e saj zgjat gjithsej 5 ditë; 2 ditë para, 2 ditë pas dhe gjatë gjithë ditës kur është Hëna e plotë.

Ja çfarë duhet të bësh gjatë kohës që energjia e Hënës së plotë të sulmon:

Përthithe dritën e Hënës

E dije se lëkura është përthithëse e mirë e dritës së Hënës, ashtu siç është edhe për rrezet e Diellit? Po, është e vërtetë. Ashtu siç përthith rrezet e Diellit pa kursim, lëkura thith në të njëjtën mënyrë edhe dritën e Hënës. Ashtu si Dielli shpërndan vitaminën D, Hëna shpërndan energjinë e saj, e cila në natyrë të ndihmon të gjesh qetësi dhe të jep një masazh terapeutik. Në shumë hotele luksoze në botë, masazhet terapeutike bëhen nën dritën e Hënës, sepse trupi rikuperohet më shpejt.

Prit flokët

Mendohet se tërheqja satelitore e Tokës ka një fuqi mahnitëse, por ajo ka shumë pak ndikim në rritjen e organizmave në planetin tonë.

Shumë njerëz besojnë se fuqia dhe energjia e Hënës është e jashtëzakonshme. Fermerët ndjekin lëvizjet e Hënës për të mbjellat e tyre. Zakonisht, kur është Hëna e plotë, ata fillojnë ciklin e bimëve dhe jo vetëm ata. Edhe parukieret po e ndjekin këtë gjë. Nëse do që flokët t’i kesh më të fortë, më të shëndetshëm dhe të rriten më shpejt, atëherë priti kur Hëna është e plotë.

Festo

Në Tajlandë, sa herë është Hëna e plotë, njerëzit dalin jashtë dhe festojnë rreth e rrotull saj. Ata besojnë se energjia që shpërndan Hëna është shumë e madhe dhe ka ndikim në jetën e tyre. Festat nën dritën e plotë të Hënës janë të zakonshme edhe në vende të tjera. Flokët lëshuar dhe argëtim deri në orët e para të mëngjesit. Ashtu si fazat e Hënës, edhe njeriu ka ditët e tij, me ulje-ngritje. Në fund të fundit, të gjithë janë pak të çmendur si Hëna.

Luaj me valët

Nën dritat e Hënës, serfistët në shumë vende luajnë me valët. Energjia e Hënës i bën valët më të larta, ndaj edhe në ditë të tilla, për serfistët është spektakël i vërtetë. Shumë konkurse zhvillohen në net të tilla. Ose thjesht mund të pish një koktej buzë detit me miq, shoqëruar edhe me ushqime deti.

Misteret e Hënës së plotë të 23 korrikut,

Ngjitu në mal

Nëse një pjesë nga ju banojnë në zona malore, ku ka më mirë se Hëna e plotë për të bërë një shëtitje në shpatet më të larta? Për djegien e kalorive këshillohet një natë e tillë. Të gjithë sportistët që e kanë provuar, të bindin se rrezet e argjendta të Hënës dhe energjia e saj të japin energji për t’u ngjitur edhe më lart dhe të provosh një adrenalinë të jashtëzakonshme.

Turistë nga e gjithë bota kërkojnë të vizitojnë terrene të larta malore, në mënyrë që të shijojnë dhe të marrin energjinë e Hënës së plotë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon