Balotelli ‘shpërthen’ ndaj nënës së djalit të tij: ‘Të ndalohen me ligj gratë që bëjnë fëmijë vetëm për para’

Nga Class 22 July 2021

Balotelli ‘shpërthen’ ndaj nënës së djalit

Është krijuar një tension mes futbollistit Mario Balotelli dhe ish-partneres së tij Clelia-s, në rrjete sociale. Është Balotelli ai që e ka nisur, nëpërmjet një mesazhi në Instastory, ku përfshin edhe Lion, djalin që kanë të dy.

“Ligji duhet të parandalojë që gratë të kenë fëmijë kundër vullnetit të burrave vetëm për të përfituar para, kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme. Familja ka lindur nga dashuria dhe jo nga komoditeti. Edhe nëse ligji ndonjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… Dhe dënimi do të jetë i përjetshëm në fund të fundit ”.

Balotelli ‘shpërthen’ ndaj nënës së djalit

Futbollisti nuk ka përmendur emra të drejpërdrejtë, por fakti që i referohej ish-partneres ishte mjaft i qartë, pasi menjëherë mori përgjigje nga personi në fjalë.

Modelja me origjinë zvicerane iu përgjigj në një status ku shkroi: “Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë. Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht … Ai kurrë nuk ndalet”, ndërsa bëri tag Mario Balotelli për të shuar çdo dyshim, se kujt i drejtohej me këtë status.

Ajo publikoi edhe video me djalin e saj, krahas së cilës shkroi: “Do të bëj çdo gjë për ty. Të dua shumë. Gjithmonë do e mbroj djalin tim.”

Balotelli ‘shpërthen’ ndaj nënës së djalit

Futbollisti 30-vjeçar është babai i dy fëmijëve, 9-vjeçares Pia, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia me Raffaella Fico dhe Lion, i lindur në shtator të 2017-ës nga marrëdhënia me Clelia.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon