4 veprimet që nuk duhet t’i bëni pas marrëdhënies seksuale

Nga Class 20 July 2021

4 veprimet që nuk duhet t’i bëni pas marrëdhënies

Marrëdhënia seksuale mund të jetë një nga momentet më të bukura që lidh një çift, por megjithatë, ka edhe ajo disa rregulla, të cilat, nëse nuk ndiqen dhe zbatohen rregullisht, nuk e zgjatin kënaqësinë e seksit dhe nuk tregojnë se sa të mirë jeni në raportin intim.

Ka disa raste që sado që çifti është i dashuruar dhe ka kimi mjaft të mirë edhe në shtrat, ndodh një lëvizje e gabuar dhe gjithçka hidhet në erë. Kjo ndodh nga të dyja palët.

Më poshtë do të gjeni 4 veprimet që duhet t’i shmangni pas aktit seksual, sepse shumë thjesht mund të shkatërrojnë momentet magjike pas aktit seksual që mund të keni kaluar para disa minutash.

Mos flini menjëherë pas aktit. Ok, të gjithë lodhen, por çfarë ju kushton një përqafim, dy fjalë të ëmbla dhe gjumë në krah të njëri-tjetrit?

Mos ikni me vrap në tualet. Seksi nuk është i pistë, përveç rasteve kur ju vetë e dëshironi të tillë. Ndaj qëndroni edhe gjysmë ore më shumë në krevat. Gjithçka pastrohet, pa merak.

Mos u merrni me telefonin. Gjërat e telefonit mund të presin, ajo ose ai që ke në krah mbase jo.

Mendoni mirë çfarë dhe si do hani. Mos i lini partnerit me të cilin kryet marrëdhënie pak më parë përshtypjen se po vdisje për të ngrënë dhe nuk e kishe mendjen aspak në atë që po bëje.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon