Anëtari i jurisë zbulon gabimisht fituesen e Festivalit të Kanës: ‘U ngatërrova’

Nga Class 18 July 2021

Anëtari i jurisë zbulon gabimisht fituesen e Festivalit të

"Titane" i Julia Ducournau, një thriller i egër horror fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë, duke e bërë Ducournau regjisoren e dytë grua që fitoi çmimin e parë të festivalit në historinë e tij 74-vjeçare.

Fitorja e djeshme u njoftua gabimisht nga presidenti i jurisë Spike Lee në fillim të ceremonisë mbyllëse, duke krijuar disa momente konfuzioni. Ducournau, një kineaste franceze, nuk u ngjit në skenë për të pranuar çmimin deri në njoftimin zyrtar në fund të ceremonisë.

Anëtari i jurisë zbulon gabimisht fituesen e Festivalit të

"Më vjen keq, vazhdoj të tund kokën", tha Ducournau, duke marrë frymë. “A është e vërtetë? Nuk e di pse flas anglisht tani, sepse jam franceze. Kjo mbrëmje ka qenë kaq perfekte, për faktin që nuk ishte perfekte.”

Pas disa tentativash, Lee iu lut Sharon Stone të bënte njoftimin për Palme d'Or, duke thënë se ajo nuk do ta ngatërronte.

Anëtari i jurisë zbulon gabimisht fituesen e Festivalit të

Lee e zbuloi çmimin para kohë pa dashje, kur u pyet se cili çmim do të ndahej i pari. Në vend të kësaj, ai njoftoi çmimin e madh të mbrëmjes. Lee kaloi disa momente me duart në kokë i sikletosur, para se të kërkonte falje.

"Nuk kam justifikime", u tha Lee gazetarëve më pas. “U ngatërrova. Unë jam një adhurues i madh i sporteve. Është si puna e atij lojtarit në fund të lojës që humbet gjuajtjen e lirë. U ngatërrova! Kaq e thjeshtë."

Fitorja e Ducournau ishte një triumf i shumëpritur. Më parë, e vetmja regjisore femër që fitoi nderin më të lartë të Kanës - ndër çmimet më prestigjioze në kinema - ishte Jane Campion për filmin "The Piano" në vitin 1993.

Çmimi i madh u nda midis dramës iraniane të Asghar Farhadi "A Hero" dhe “Compartment No. 6” të regjisorit finlandez Juho Kuosmanen.

Regjia më e mirë iu dha Leos Carax për "Annette", muzikal fantastik me protagonist Adam Driver dhe Marion Cotillard.

Çmimi i jurisë iu dha "Ahed's Knee" të Nadav Lapid; dhe "Memoria" e kineastit tailandez, Apichatpong Weerasthakul.

Caleb Landry Jones mori çmimin e Aktorit më të Mirë për performancën e tij në "Nitram". Renate Reinsve fitoi çmimin e Aktores më të Mirë për “The Worst Person in the World” nga Joachim Trier. Skenari më i mirë shkoi për "Drive My Car", të Ryusuke Hamaguchi.

Drama kroate "Murina", nga Antoneta Alamat Kusijanovic, mori çmimin Camera d’Or. Kusijanovic mungoi në ceremoni pasi lindi një ditë më parë.

Lee ishte presidenti i parë me ngjyrë i jurisë në Kanë. Anëtarët e tjerë të jurisë ishin Gyllenhaal, Mélanie Laurent, Song Kang-ho, Tahar Rahim, Mati Diop, Jessica Hausner, Kleber Mendonça Filho dhe Mylène Farmer.

Anëtari i jurisë zbulon gabimisht fituesen e Festivalit të

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon