Për të gjithë përdoruesit që s’bëjnë dot pa të, WhatsApp sjell risinë e shumëkërkuar

Nga Class• 17 July 2021

Për të gjithë përdoruesit që s’bëjnë

WhatsApp po teston një veçori të re që, për herë të parë, do t'i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre.

Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me telefonin e një përdoruesi. Aplikacionet e tij në desktop dhe në web kanë nevojë që të lidhen me celularin për të marrë e dërguar mesazhe.

Por risia që do të vijë shumë shpejt, do t'i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nëse telefoni është i fikur.

WhatsApp tha se deri në 4 pajisje të tjera - si PC dhe tablet - mund të përdoren së bashku.

Si fillim, ky opsion do të jetë i vlefshëm vetëm për një grup të vogël përdoruesish dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori të tjera para se ta mundësojë atë për të gjithë. Kjo gjë është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e WhatsApp, të cilët raportohen të jenë rreth 2 miliardë.

Burimi: BBC

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon