Receta e akullores së përgatitur në shtëpi për 10 minuta, nga Erida Kabashi

Nga Class 11 July 2021

Receta e akullores së përgatitur në shtëpi për 10

Ëmbëlsira e preferuar e verës për këdo janë pa dyshim akulloret, që veçse të shijshme edhe të freskojnë në ditët e nxehta. Por e dini që t’i përgatisni është më e lehtë nga sa mund ta keni menduar?!

Recetën e akullores e sjell Erida Kabashi, e cila ka sugjeruar që ta shoqëroni me kek me pjeshkë. Akulloren mund ta bëni me çdo frut që dëshironi, por në këtë rast Erida ka preferuar akullore me pjeshkë.

Receta e akullores së përgatitur në shtëpi për 10

Përbërësit që ju duhen:

500 ml pana për ëmbëlsira

300 ml qumësht i kondesuar (panda)

2-3 pjeshkë

1-2 lugë gjelle sheqer (me dëshirë)

Mënyra e përgatitjes:

Rrahim panën për 4-5 minuta me blender dore, derisa bëhet si shkumë kremoze.

Shtojmë qumështin e kondesuar dhe e përziejmë.

Në blender grijmë 2-3 pjeshkë me 1-2 lugë gjelle sheqer dhe më pas ia shtojmë akullores, siç shihet në video në postimin e mëposhtëm.

E mbulojmë me qese plastike dhe e fusim në ngrirje përreth 7-8 orë, ose gjithë natën.

Sipas dëshironi, mund t’i hidhni brenda edhe fruta te thata apo copëza pjeshke.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon