Enca flet për fitimet e majme nga OnlyFans: S'publikoj vetëm foto të nxehta

Këngëtarja Enca ka folur për Prive rreth llogarisë së saj në OnlyFans dhe fitimeve, që s’janë të pakta, që ajo siguron përmes postimeve ekskluzive.
Për ata që nuk e dinë, OnlyFans është një platformë dhe aplikacion online, i krijuar në vitin 2016, ku njerëzit mund të paguajnë për përmbajtjen (foto, video, transmetime live) përmes një anëtarësimi mujor. Kjo platformë i lejon krijuesit të ngarkojnë çdo lloj përmbajtjeje, përfshirë pornografinë. OnlyFans përdoret gjerësisht nga punonjëset e seksit, por edhe nga të famshëm si Cardi B, Bella Thorne etj., që kanë filluar ta përdorin për të fituar të ardhura.

E pyetur rreth përmbajtjes që publikon në llogarinë e saj, Enca tha se nuk poston vetëm foto të nxehta, por e përdor edhe për të komunikuar me fansat.
“Nuk e kam vetëm për foto të nxehta. Komunikoj shumë me fansat aty, hedh informacione për këngët e reja apo çfarë jam duke bërë në përditshmëri. Ama edhe foto të nxehta ke sa të duash,” -u shpreh Enca.
E pyetur për fitimet, ajo sigurisht që nuk dha një shifër konkrete, por tha se fiton “marshalla”, duke lënë të kuptohet se të ardhurat e saj nga OnlyFans janë të majme.




