Selena Gomez mendon se të gjitha lidhjet e saj kanë qenë të mallkuara për këtë arsye

Nga Class 22 June 2021

Selena Gomez mendon se të gjitha lidhjet e saj kanë qenë të

Nëse lidhjet e Selena Gomez kanë diçka të përbashkët, që e dimë të gjithë, është se janë bërë shumë mediatike. Por paskan edhe një të përbashkët tjetër që nuk e kemi ditur. Kanë qenë të mallkuara! Të paktën, kështu mendon vetë Selena.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rare Beauty by Selena Gomez (@rarebeauty)

Këngëtarja dhe aktorja ka folur për marrëdhëniet e saj të kaluara në një intervistë të re me Vogue Australia. Ajo tregoi se ndihej “e mallkuar” në shumicën e lidhjeve të saj të dashurisë.

"Unë mendoj se shumica e përvojave të mia në marrëdhënie kanë qenë të mallkuara. Unë kam qenë shumë e vogël për t'u ekspozuar ndaj gjërave të caktuara kur isha në lidhje. Mendoj se kisha nevojë të gjeja çfarë do të thoshte një fjalë e caktuar për mua, sepse jam ndjerë më pak në marrëdhëniet e kaluara dhe kurrë nuk jam ndjerë e barabartë".

Selena ka pasur lidhje me disa djem të njohur. Marrëdhëniet më të përfolura në media kanë qenë me Justin Bieber, The Weeknd, Nick Jonas etj.

Selena Gomez mendon se të gjitha lidhjet e saj kanë qenë të

Në fillim të këtij muaji, një burim për ET tha se Gomez nuk po nxitonte të fillonte një lidhje, pasi është duke u përqëndruar në karrierën e saj dhe shëndetin mendor.

"Selena ka vazhduar të qëndrojë e përqendruar dhe e zënë për sa i përket jetës dhe karrierës së saj. Ajo është në një vend të shkëlqyeshëm dhe me të vërtetë ndihet sikur e njeh veten në këtë pikë. Dëshiron të sigurohet se po bën gjëra që e ndihmojnë me shëndetin e saj mendor dhe personal. Ajo ka punuar aq shumë për veten e saj gjatë viteve. Dëshiron të sigurohet që është në një hapësirë të sigurt para se të fillojë të dalë seriozisht me dikë," tha burimi për ET.

Lidhja e fundit e Gomez ka qenë me lojtarin e NBA, Jimmy Butler, në fund të vitit të kaluar.

Selena Gomez mendon se të gjitha lidhjet e saj kanë qenë të

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon