Vendosi shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT-së, çfarë vendimi mori UEFA?

Nga Class 20 June 2021

Vendosi shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT-së, çfarë

Portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer ishte në telashe serioze pasi UEFA hapi një hetim ndaj tij me akuzën e propagandës në fushën e lojës.

Në ndeshjen kundër Francës dhe Portugalisë, Nojer mbajti në krahun e tij një shirit kapiteni me ngjyrat e komunitetit të LGBT-së, gjë që nxiti që UEFA të hapë një hetim për këtë çështje. Por Federata Gjermane i doli menjëherë në mbrojtje gardianit të “pancerave” duke u shprehur se ky ishte një veprim për të mbrojtur kauzën e këtij komuniteti dhe jo për propagandë.

UEFA hetoi mbi këtë çështje dhe duke marrë parasysh që po promovonte një kauzë të mirë, pra diversitetin, ekipi nuk do të përballet me procedura disiplinore”, u shpreh zëdhënësi i UEFA-s.

Probleme të tilla janë  të përhapura në futboll duke përfshirë dhe racizmin pasi interesi i njerëzve është i madh mbi sportin dhe ndikimi në të tilla raste është jo pak i vogël.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon