Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë?

Nga Class 15 June 2021

Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të

Kohë më parë, lajmi se Aurela Hoxha ishte në pritje të ëmbël bëri xhiron e mediave. Ajo nuk reagoi as për t’i pohuar e as për t’i mohuar zërat. Por të gjithë janë të bindur se nuk bëhej fjalë vetëm për thashetheme. Gjatë muajve të fundit, Aurela ka publikuar foto të vjetra dhe kjo gjithashtu i ka shtuar dyshimet. Në çdo postim të saj, ndjekësit i vinin në dukje se këto foto duhet të jenë të muajve të kaluar, sepse barku i saj dukej i sheshtë.

Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të

Mirëpo, sipas burimeve për Iconstyle.al, Aurela jo vetëm që ka qenë në pritje të ëmbël, por tashmë është bërë nënë. Sipas këtyre burimeve, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e parë, që është një djalë, që muajin e kaluar.

Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të

Për partnerin e Aurelës nuk dimë shumë. Ajo rrallë flet në intervista për të (lexo këtu). Ndërsa në ditën e Shën Valentinit, blogerja ndau një postim me partnerin, duke zbuluar se kanë 6 vjet së bashku.

Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të

Në një intervistë për “Pushime On Top” verën e vitit të kaluar, ajo foli për planet për krijimin e familjes dhe u shpreh:

“Sigurisht që njerëzit i planifikojnë, i mendojnë të gjitha... Megjithatë, unë jam e idesë që disa gjëra janë të shkruara, i di Zoti. Mendoj që sidomos diçka si kjo, që sado ta planifikosh, një forcë më e madhe se ne e ka planifikuar momentin që do vijë në jetë. Kështu që, nuk e di! Është i mirëseardhur kurdo që të vijë. Nuk e shoh as të afërt, as të largët,” –ka thënë Aurela.

Çifti preferon ta mbajë ende larg vëmendjes së publikut lajmin e madh, por jemi të sigurt që s’do të jetë edhe për shumë gjatë.

Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon