Ngjarje e rrallë: Zhytësi përfundoi në gojën e balenës, por arriti të shpëtojë

Nga Class• 12 June 2021

Ngjarje e rrallë: Zhytësi përfundoi në gojën e

Një ngjarje e rrallë, si në filma, i ka ndodhur një zhytësi profesionist karavidhesh. Të premten në mëngjes gjatë zhytjes, ai përfundoi në gojën e një balene. Michael Packard ka qenë një zhytës karavidhesh në Provincetown për 40 vjet, por kurrë nuk kishte përjetuar diçka të tillë.

Packard tha për News WBZ-TV se pasi u hodh nga anija e tij në ujë, ai ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua. Në fillim kishte frikë se mos po sulmohej nga një peshkaqen.

"Ndjeva përreth dhe kuptova se nuk kishte dhëmbë," tha ai. "Pastaj kuptova, ‘O zoti im jam në gojën e një balene dhe ajo po përpiqet të më gëlltisë ''.

Packard tha se mendoi me vete: "Kaq ishte, unë do të vdes". Ai mendoi për fëmijët dhe gruan e tij dhe ndjeu se nuk po dilte nga goja e balenës.

Ngjarje e rrallë: Zhytësi përfundoi në gojën e

Më pas ai kishte arritur më në sipërfaqe, dhe mundi të dilte nga goja e balenës.

“Nuk mund të besoj që jam këtu për ta treguar.”

Ai pësoi disa dëmtime të lehta, ndërsa ekspertët e kanë quajtur jashtëzakonisht me fat sepse arriti të shpëtojë nga një ndodhi kaq e rrallë, duke vlerësuar se ka një mundësi në një trilion që dikush të hahet nga një balenë.

Ekspertët thonë se balenat janë përgjithësisht të qeta përreth njerëzve dhe tregojnë pak agresion ndaj tyre, por gjithsesi paralajmërojnë kujdes dhe këshillojnë zhytësit që të qëndrojnë të paktën 100 metra larg tyre.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon