Kate Middleton pyetet për vogëlushen Lilibet dhe reagon kështu

Nga Class 11 June 2021

Kate Middleton pyetet për vogëlushen Lilibet dhe reagon kështu

Mbretëresha dhe Kate me William-in i uruan publikisht mirëseardhjen në jetë më të voglës së familjes, Lilibet Diana, javën e kaluar. Ndërsa gjatë një dalje publike, Kate Middleton ka folur për herë të parë publikisht për mbesën e saj të porsalindur.

Kate Middleton pyetet për vogëlushen Lilibet dhe reagon kështu

Ndërsa vizitonte një shkollë fillore në Mbretërinë e Bashkuar sot, së bashku me Zonjën e Parë Dr. Jill Biden, Dukesha e Kembrixhit, u pyet për vajzën e Princit Harry dhe Meghan Markle, e cila lindi vetëm një javë më parë.

“Unë i uroj asaj të gjitha të mirat. Mezi po pres ta takoj”, u përgjigj Middleton. "Ne nuk e kemi takuar ende, kështu që shpresojmë që ta takojmë së shpejti."

Kate Middleton pyetet për vogëlushen Lilibet dhe reagon kështu

Të dielën, Harry dhe Meghan, të cilët aktualisht janë duke banuar në një rezidencë 14 milionë dollarëshe në Kaliforni, njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të dytë.

Vogëlushja është quajtur Lili për nder të gjyshes së Harry-t, Mbretëreshës Elizabeth II, pseudonimi i fëmijërisë së të cilës ishte "Lilibet". Emri i mesëm i Lilit, Diana, është në nder nënës së ndjerë të Harry-t, Princeshës Diana.

Kate Middleton pyetet për vogëlushen Lilibet dhe reagon kështu

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon