Bashkë në kazino! Ben Affleck paska një marrëdhënie të shkëlqyer me nënën e J.Lo

Nga Class 11 June 2021

Bashkë në kazino! Ben Affleck paska një marrëdhënie

Ben Affleck u fotografua duke kaluar kohë me nënën e Jennifer Lopez, ndërsa po xhironte në një kazino në Las Vegas të mërkurën. Aktori 48-vjeçar dhe Guadalupe Rodríguez u fotografuan së bashku në Vegas, ku sipas Page Six, Affleck po xhiron dhe drejton një projekt të ri.

Bashkë në kazino! Ben Affleck paska një marrëdhënie

Kamera dhe rojet e sigurisë rrethuan çiftin ndërsa nëna 75-vjeçare e Lopez, po fliste me entuziazëm me Affleck. Nuk dihet nëse Rodríguez është e përfshirë në projekt apo thjesht po shoqëron dhëndrin e saj të ri. Ndërsa J.Lo nuk u pa në xhirime, por duket se nuk ishte nevoja që ajo të ishte e pranishme pasi marrëdhënia dhëndër dhe vjehrrë në këtë rast po shkon për mrekulli.

Bashkë në kazino! Ben Affleck paska një marrëdhënie

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon