Vendos rekord të ri, gruaja nga Afrika sjell në jetë dhjetënjakë

Nga Class• 10 June 2021

Vendos rekord të ri, gruaja nga Afrika sjell në jetë

Një grua 37-vjeçare nga Afrika Jugore ka sjellë në jetë dhjetënjakë, duke vendosur kështu një rekord të ri.

Gosiame Thamara Sithole ka lindur 10 fëmijë, të cilët gëzojnë shëndet të plotë, pork a habitur të gjithë botën me rastin e saj. Gjatë muajve të shtatzëninsë, çuditërisht mjekët kishin dalluar vetëm 8 foshnja.

Vendos rekord të ri, gruaja nga Afrika sjell në jetë

Lajmi u përhap me shpejtësi nga mediat locale të provincës afrikano-jugore të Gauteng.

Gosiame ka thyer kështu rekordin e vendosur nga Halima Cisse nga Mali, e cila lindi nëntë fëmijë në një spital në Marok në muajin maj.

Shtatëzania e 37-vjeçares ka qenë natyrale dhe nëna e re nuk i është nënshtruar asnjë trajtimi për fertilitetin. Fëmijët, 7 djem dhe 3 vajza, kanë lindur në javën e 29-të të shtatzënisë, me lindje cezariane. Ndërkohë 37-vjeçarja është nënë edhe e dy binjakëve 6-vjeçarë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon