Qytetet më të mira në botë për ekuilibrin jetë personale – jetë profesionale

Nga Class 7 June 2021

Qytetet më të mira në botë për ekuilibrin jetë

Helsinki, Oslo dhe Zyrihu janë tre qytetet më të mira në botë për ekuilibrin mes jetës profesionale dhe jetës personale, veçanërisht tani që pandemia ka revolucionarizuar zakonet tona dhe një pjesë e madhe e njerëzve punojnë ende në shtëpi (smart working).

Këtë e shkruan studimi i përvitshëm i shoqërisë amerikane Kisi, e cila për 2021 u përpoq të kuptojnë se cilat janë qytetet më të mira për të jetuar dhe për të punuar në distancë në kohë pandemie. Studimi analizon se në ç’mënyrë qytetet janë përballur me ndryshimet ekonomike, sociale dhe strukturore në vitin e fundit për të mbështetur qytetarët e tyre në një moment kaq kompleks si ky nga pikëpamja psikologjike, ndërkohë që norma e “bornout” (mbingarkesës) rritet, ashtu si edhe presioni psikologjik.

Qytetet më të mira në botë për ekuilibrin jetë

Për të përpiluar klasifikimin, Kisi përzgjodhi një listë me metropolet më të mëdha të njohura për mundësitë profesionale që ofrojnë dhe vlerësoi 18 tregues si instrumentet e ofruara nga qytetet për punën në distancë, orët mesatare të punës, përveç mbështetjes sociale që ofron secila – për shembull në programe të asistencës shëndetësore, mbështetje ekonomike në rast papunësie për shkak të Covid. Tregues të tjerë të marrë në analizë lidhen me jetesën, si dhe mundësitë e ofruara për mirëqenien dhe kohën e lirë.

Rezultati? Vendet e Europës së Veriut janë më të mirat për ekuilibrin jetë profesionale – jetë personale. Pas Helsinkit, Oslos dhe Zyrihut në top dhjetë vendet më të mira përfshihen Stokholmi, Kopenhagën, Mynihy, Vankuver, Amsterdami dhe Sidnei. Kuala Lumpur, Bangkoku dhe Buenos Aires renditen të fundit.

Qytetet më të mira në botë për ekuilibrin jetë

Është interesante të shohësh se si pandemia ka ndryshuar pritshmëritë e njerëzve në disa aspekte që lidhen me ekuilibrin jetë profesionale dhe jete personale” – komentoi Bernhard Mehl, CEO dhe bashkëthemelues i Kisi. “Sigurisht, parimi kryesor i ekuilibrit jetë personale – jetë profesionale mbetet i pandryshuar – koha e lirë, reduktimi i orëve shtesë, aksesi në aktivitete rekreative – megjithatë pandemia ka evidentuar se ekuilibri më parë ishte i paekuilibruar ndaj punës dhe jo i mjaftueshëm drejt jetës”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon