Pse gratë që janë në një marrëdhënie me partnerë më të vegjël në moshë duken më të lumtura?

Nga Class 29 May 2021

Pse gratë që janë në një marrëdhënie me

Shumica e grave martohen me burra që janë 1-3 vite më të mëdhenj, duke besuar se është gjëja më e mirë për to. Rezulton që ka edhe më mirë. Sipas një mjeku dhe eksperti të marrëdhënieve, gratë që dalin me burra që janë dukshëm më të rinj se ato, kanë tendencë të jenë më të lumtur dhe më të kënaqur. Detajet e studimit janë këto:

Janë anketuar 200 gra që janë në një marrëdhënie

Për të mësuar më shumë rreth marrëdhënieve heteroseksuale, Dr. Lehmiller anketoi 200 gra. Këto përfshinin gra që takoheshin me burra më të rinj se ato, më të vjetër se ato, si dhe gratë që ishin gati në të njëjtën moshë me burrat.

Një hendek moshe rreth 10 vjet është më i përshtatshëm.

Pas hulumtimit, u zbulua se gratë që ishin në lidhje me një burrë rreth 10 vite më të ri se ato, ishin më të lumturat. Gjithashtu, ata ishin më të përkushtuar në marrëdhënie në krahasim me zonjat që takonin burra më të mëdhenj ose burra që ishin në moshë të afërt me to.

Pse gratë që janë në një marrëdhënie me

Gratë ndihen më dominuese në këto marrëdhënie.

Ndërsa nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të pretenduar në lidhje me rezultatet, studiuesi ka parashtruar arsye të mundshme pse gratë mund të ndihen më rehatë me burrat e rinj. Sipas tij, gratë dominojnë në këto marrëdhënie dhe ka më shumë hapësirë për barazi.

Pse gratë që janë në një marrëdhënie me

Edhe burrat janë të lumtur.

Hulumtimi shton gjithashtu se të duash dhe të kënaqësh një grua më të madhe në moshë mund t’i bëjë edhe burrat të lumtur. Ekspertë të tjerë kanë shtuar se këto çifte kanë përputhshmëri më të mirë, pjekuri dhe madje mund të jenë prindër më të mirë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon