Më në fund! Konfirmohen datat e publikimit të sezonit të fundit të ‘La Casa De Papel’

Nga Class 25 May 2021

Më në fund! Konfirmohen datat e publikimit të sezonit të

Bëhuni gati të shënoni kalendarin, pasi Netflix ka konfirmuar datat e publikimit të sezonit të 5 të La Casa De Papel. Ky sezon do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të publikohet në 3 shtator dhe e dyta do të transmetohet në 3 dhjetor 2021.

Kohët e fundit aktorët e këtij seriali kanë ndarë me ndjekësit shumë fotografi nga xhirimet, ku dhe kanë premtuar nje fund emocionues për serialin.

Në sezonin e fundit të Money Heist do të interpretojë, Ursula Corbero si Tokyo dhe Alvaro Morte (Profesori)i, dhe gjithashtu aktorët Itziar Ituño, Miguel Herrán, Jaime Lorente, Esther Acebo, Darko Peric dhe Enrique Arce të cilët do të kthehen për serialin.

Ndërsa të gjitha sezonet e tjera të Money Heist janë përbërë nga 8 episode, sezoni i fundit do të ketë 10 episode.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon