Papa Françesku bën thirrje për paqe mes Izraelit dhe Gazës: E papranueshme

Nga Class 16 May 2021

Papa Françesku bën thirrje për paqe mes Izraelit dhe

Papa Françesku bëri thirrje sot për t'i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Gaza, duke thënë se vdekjet e kaq shumë njerëzve të pafajshëm ditët e fundit, përfshirë fëmijët, ishin të papranueshme.

"Unë apeloj për qetësi dhe që ata që janë përgjegjës t'i japin fund zhurmës së armëve dhe të marrin rrugën e paqes," tha ai në një fjalim të përjavshëm për besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. "Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, mes tyre ka edhe fëmijë. Kjo është e tmerrshme. E papranueshme. Vdekja e tyre është një shenjë se (njerëzit) nuk duan të ndërtojnë një të ardhme, por e shkatërrojnë atë ... Pyes veten se ku do na udhëheqë urrejtja dhe hakmarrja? A mendojmë vërtet se do të ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin?"

Izraeli ka goditur përmes sulmeve ajrore qytetin e Gazës për ditë me radhë. Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 10 gra dhe 8 fëmijë ishin midis njerëzve të vrarë në sulmet ajrore të së dielës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon