Diletta Leotta reagon pas fotos që zbuloi ‘tradhtinë’: Isha beqare, ishte vetëm një flirt

Ndahet nga aktori shqiptar dhe puthet me një tjetër?

Nga Class• 4 May 2021

Diletta Leotta reagon pas fotos që zbuloi ‘tradhtinë’:

Një foto që nuk i la më vend asnjë dyshimi. Mes prezantueses italiane Diletta Leotta dhe Ryan Friedkin kishte lindur një romancë dhe tashmë gjithçka dukej se ishte e qartë.

Diletta Leotta reagon pas fotos që zbuloi ‘tradhtinë’:

Disa orë pas shpërthimit të ashpër të prezantueses në rrjetet sociale, me një status përmes të cilit ajo kërkonte t’i respektohej jeta private, e përjavshmja italiane “Oggi” publikoi ekskluzivisht imazhin që dokumentoi historinë e dashurisë me djalin e presidentit të Romës, Ryan Friedkin.

Diletta Leotta reagon pas fotos që zbuloi ‘tradhtinë’:

Në fakt, e gjithë ‘telenovela’ nuk mbetet me kaq, sepse prezantuesja italiane ka reaguar së fundi për ato foto duke thënë se kanë qysh në dhjetorin e vitit të kaluar.

Konkretisht, fotografitë datojnë nga 20 dhjetori i kaluar, pak para fejesës me aktorin e njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman.

Ndonëse në mediat italiane ka ende dyshime për lidhjen e prezantueses italiane me aktorin e njohur turk, vetë Diletta ka këmbëngulur që ajo vazhdon të jetë me Yaman.

Diletta Leotta reagon pas fotos që zbuloi ‘tradhtinë’:

"Ato fotografi janë nga dhjetori. Isha beqare, 29-vjeçare, dhe nëse je beqare, mund edhe të flirtosh. Jam akoma me Can, isha në makinë me të pak më parë. Ka kufij që nuk duhet të tejkalohen dhe jeta private është një prej tyre. Unë nuk prisja që të botoheshin këto foto, madje, madje as nuk e imagjinoja që mund t'i kishin marrë në shtëpi",- shpjegoi Diletta për mikrofonin e Valerio Staffelli.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon