Shembet mbikalimi i Metrosë në Meksikë, 13 të vdekur dhe 70 të lënduar (Video)

Nga Class 4 May 2021

Shembet mbikalimi i Metrosë në Meksikë, 13 të vdekur dhe 70

Një operacion shpëtimi pasi një mbikalim i metrosë në Mexico City u shemb pjesërisht të hënën në mbrëmje. Të paktën 13 njerëz humbën jetën në incident dhe rreth 70 u plagosën, thanë autoritetet e mbrojtjes civile në Meksikë.

Videot në televizionin meksikan dhe mediat sociale treguan mbikalimin duke u shembur mbi makina në rrugë.

Kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheinbaum, tha në Tëitter se një bllok mbështetës ishte dëmtuat, duke bërë që mbikalimi të shembet. Ajo tha se  personeli i sigurisë publike janë duke punuar dhe do të japin më shumë informacion së shpejti.

Shembet mbikalimi i Metrosë në Meksikë, 13 të vdekur dhe 70

Përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë për pak kohë në mesnatë sepse treni ishte pjesërisht i varur dhe një vinç duhej futur. Kishte akoma njerëz të bllokuar brenda trenit, megjithëse "nuk e dimë nëse ata janë gjallë", tha Sheinbaum .

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon