‘Vuan nga demenca’, ç’thotë i ati për Britney Spears në dokumentet e publikuara së fundmi

Nga Class 2 May 2021

‘Vuan nga demenca’, ç’thotë i ati për Britney

Sipas një raportimi të ri, babai i Britney Spears tregoi se vajza e tij vuan nga *demenca, ndërsa paraqiti dokumentet për të kontrolluar financat e saj mbi një dekadë më parë.

Publikimi i këtij lajmi bombë do të diskutohet në një dokumentar të ardhshëm të BBC-së në lidhje me këngëtaren 39-vjeçare. Dokumentari do të publikohet së shpejti dhe quhet "The Battle for Britney". Lajmi është raportuar nga The Sun.

‘Vuan nga demenca’, ç’thotë i ati për Britney

68-vjeçari, Jamie Spears, thuhet se shënoi në dokumente demencën si një arsye për marrjen e kontrollit mbi pasurinë e vajzës së tij, sipas dokumenteve të treguara në dokumentar.

Jamie ka marrë kujdesatarinë e së bijës që pas problemeve të saj me shëndetin mendor në vitin 2007.

‘Vuan nga demenca’, ç’thotë i ati për Britney

Anëtarët e lëvizjes #FreeBritney, të cilët besojnë se Britney po kontrollohet padrejtësisht nga i ati dhe ekipi i saj, kanë kërkuar largimin e Jamie Spears si kujdesatar i Britney-t prej disa kohësh.

‘Vuan nga demenca’, ç’thotë i ati për Britney

*Shënim: Demenca nuk është një sëmundje specifike, por është një term i përgjithshëm për paaftësinë për të kujtuar, menduar ose marrë vendime që ndërhyjnë edhe në aktivitetet e përditshme. Sëmundja Alzheimer është lloji më i zakonshëm i demencës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon