Rritet çmimi për vaksinat Pfizer, sa do të kushtojnë 900 milionë dozat e porositura nga BE?

Nga Class 13 April 2021

Rritet çmimi për vaksinat Pfizer, sa do të kushtojnë 900

BE do të marrë me një çmim më të lartë për vaksinat Pfizer, si pjesë e një kontrate të re për furnizimin me doza për vitin 2022.

Lajmin e bërë të ditur kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i cili shtoi: “Vaksina Pfizer kushtonte 12 euro, por tani BE për 2022 dhe 2023 nënshkruan kontrata për 900 milion doza vaksinash me çmimin 19.5 euro”.

BE ka thënë që informacioni mbi çmimet dhe kontratat është konfidencial, por një zyrtar i komisionit ka konfirmuar se BE po përfundon kontrata për të mbajtur 2 miliardë vaksina në stok gjatë dy viteve të ardhshme, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas Kryeministrit të Bullgarisë, “tani ne kemi më shumë frikë nga mutacioni francez. Do të ketë shumë më shumë variacione, sepse 19,50 € për 900 milion do të kushtojnë gati 18 miliard euro në total”, tha ai, duke shtuar se ekspertët duhet të lënë mënjanë më shumë para për vaksinat e ardhshme.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon