'Në kurthin e Piter Pan 4' është gati, zbulohet data dhe detajet e para të spektaklit

Nga Class 19 March 2021

'Në kurthin e Piter Pan 4' është gati, zbulohet data

Për produksionin e drejtuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu nuk ka pushim. Vetëm pak javë pasi mbyllën me sukses edicionin e parë të “Love Story”, u ndezën përsëri motorët për lundrim. “Në kurthin e Piter Pan 4” është gati. Anija do të nisë lundrimin për edicionin e katërt këtë të hënë, më 22 mars, dhe udhëtimin do t’ua besojë kapitenëve të rinj.

Pas tri sezoneve të suksesshme, me fëmijë të spikatur që jo vetëm gjatë javëve të spektaklit, por edhe pas tyre kanë tërhequr vëmendjen e publikut, tani gjithçka është gati për edicionin e ri, i cili, pa dyshim, ka shumë surpriza.

'Në kurthin e Piter Pan 4' është gati, zbulohet data

"Në kurthin e Piter Pan 4" ka nisur nga puna prej disa javësh. Pas disa audicioneve për të rekrutuar sa më shumë fëmijë interesantë që do të bëhen pjesë e garës, paneli i anijes është në timon. Provokues, ngacmues, të thartë e të ëmbël, natyrat e fëmijëve, ashtu si edhe në 3 edicionet e para, do të jenë të larmishme.

Gazetarët e vegjël kanë nisur të thumbojnë qysh në provat e audicioneve, dinë mjaft mirë të vënë në vështirësi lloj-lloj personazhi, kështu që, me siguri, nuk do t’i kursejnë as të njohurit që do të ulen përballë tyre për një “lundrim” me anije. Para fëmijëve, askush nuk ka mundur të mbajë të fshehta, sepse të pathënat ata nuk i njohin. “Kurthi” i tyre nuk njeh kompromis.

'Në kurthin e Piter Pan 4' është gati, zbulohet data

Regjisorja Vera Grabocka ka zbuluar edhe një pjesë të skenografisë së këtij edicioni me postimet e saj të fundit. E gjithë skena i ngjet një anijeje gjigante, e cila duket se ka vend për çdo imagjinatë dhe çdo cep të botës së fëmijëve.

'Në kurthin e Piter Pan 4' është gati, zbulohet data

Duke nisur që nga e hëna e 22 marsit, të hënat në Tv Klan do të pushtohen nga fëmijët. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë gati për të sjellë te publiku programin më argëtues të familjes.

Po cilët janë të ftuarit e parë që do të futen në kurth? Prisni edhe pak, s’mund t’i zbulojmë të gjitha surprizat.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon