Varianti më ngjitës i Covid-19 konfirmohet edhe në Evropë

Nga Class 5 March 2021

Varianti më ngjitës i Covid-19 konfirmohet edhe në Evropë

Një person misterioz i infektuar me variantin shqetësues Covid, zbuluar në Brazil për herë të parë, tani është gjurmuar edhe Britani.

Javën e fundit u mësua se gjashtë raste të variantit P.1 ishin gjetur në Britani, por një nga rastet ishte ende i panjohur. Zyrtarët e shëndetit publik e kanë gjetur personin dhe kanë gjurmuar të gjitha kontaktet e tij. Shkencëtarët thonë se varianti duket të jetë më ngjitës se të tjerët që janë në qarkullim.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se vaksinat mund të mos jenë aq efektive kundër këtij mutacioni të ri, por ekspertët e NHS në Angli thonë se vaksinat mund të “përshtaten shpejt”.

Gjatë kësaj jave, Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se vaksinat aktuale të Anglisë nuk ishin testuar ende kundër këtij varianti.

Por tashmë po punohet për të rregulluar vaksinat për t’i bërë ato më efektive për disa nga këto variante të reja.

Varianti është cilësuar “shqetësues”, sepse ndan disa mutacione të rëndësishme me variantin e parë të identifikuar në Afrikën e Jugut.

Një prej këtyre mutacioneve – i quajtur E484K – mund të ndihmojë virusin të shmangë pjesët e sistemit imunitar të quajtur antitrupa që mund të luftojnë koronavirusin, bazuar në përvojën e infeksionit paraprak ose një vaksine.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon