Mbante në dorë byzylykë anti-ankthit, Fedez shpërtheu në lot në skenën e Sanremo-s. Cila ishte arsyeja?

Nga Class 4 March 2021

Mbante në dorë byzylykë anti-ankthit, Fedez shpërtheu

Ndër momentet kryesore të Festivalit të Sanremo-s 2021 sigurisht që nuk mund të mos përmendim atë të lotëve të Fedez në skenë, pas performancës me Francesca Michielin. Ankthi i dukshëm i reperit, me fytyrën e tërhequr gjatë performancës, tashmë është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale. Sapo mbaruan së kënduari këngën e tyre "Chiamami per nome", të dy u përqafuan dhe Fedez shpërtheu në lot. Ndërsa para se të ngjitej në skenë zbuloi se në dorë mbante byzylykë anti-ankthit. Më pas, ai tregoi se çfarë fshihej pas këtij emocioni, në një intervistë me Corriere della Sera.

Për Fedez, Sanremo ishte kulmi i një periudhe delikate dhe intensive, midis pamundësisë për të performuar në publik dhe izolimit nga Covid, shtatzënisë së gruas së tij Chiara Ferragni, e cila do të lindë së shpejti, dhe rrezikut të skualifikimit (pasi gabimisht ai kishte publikuar në rrjetet sociale disa sekonda të këngës).

Mbante në dorë byzylykë anti-ankthit, Fedez shpërtheu

"Tmerri i provave ia la vendin emocioneve. Ishte një përzierje e gjërave. Unë kam jetuar në gjysmë izolim për muaj me radhë në shoqërinë e një gruaje shtatzënë, mbase kemi hormone të sinkronizuara. Pastaj ka shumë ulje e ngritje në këtë aventurë, siç është rreziku i përjashtimit ... Shkurtimisht, unë jam shumë i ndjeshëm në këtë periudhë", -tha Fedez.

Ai dhe Michielin performuan me një fjongo të bardhë që lidhte dy mikrofonët e tyre, duke simbolizuar distancën shoqërore të imponuar në këtë periudhë.

"Dy metra saktësisht. Kuptimi është që pavarësisht nga distanca ne jemi të bashkuar. E bardha simbolizon faqen e bardhë, dritën, rilindjen," -shpjegoi ai.

Megjithatë, në fund të dy lanë mënjanë distancën dhe u përqafuan.

Mbante në dorë byzylykë anti-ankthit, Fedez shpërtheu

Michielin vlerësoi ndjeshmërinë e Fedez:

"Më pëlqen Federico sepse ai i përket një bote, hip-hop, e cila në përgjithësi është macho. Është bukur të shohësh një person emocional që ekspozon brishtësinë e tij".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Çifti artistik zbuloi gjithashtu atë që ndodhi në prapaskenë, në minutat para se të ngjitej në skenë?

“Vazhdoja sulmin... por isha jashtë akordit. Françeska më tha të ndalem që të mos e çoj në konfuzion. Unë ndalova dhe bërtita emrin e Kobe Bryant: E dua basketbollin dhe ai është një kampion që gjithmonë më ka frymëzuar”, -u shpreh Fedez.

Fedez dhe Michielin janë të shtatët në renditjen provizore të Sanremo 2021.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon